tille Videos, photos, people - IRFS.AZ
Photos and videos from all countries

Photos and videos for #tille

Trotse peter met zijn petekindje, Tille. Diep aan het verzinnen wat hij ze allemaal zal bijbrengen. Welkom lieve kleine meid... #godfather #peter #proudgodfather #trotsepeter #babygirl #Tille #newborn #dotje # #myhusband #welcomelitllegirl #lifetroughinstagram #nofilter #nofilterneeded #instapic #instadaily

sonjaschepers

Çdo njeri është aq fatkeq saqë, një çast, provon të gjejë ndonjë arsye me të cilën do t’ia arsyetonte vetes se përse është fatkeq. Shoqëria na ofron strategji të mirë për këtë: Gjykimin. Natyrshëm, ti së pari e gjykon vetveten lidhur me çdo gjë. As njeri nuk është i përsosur, dhe asnjë njeri asnjëherë nuk do të jetë i përsosur – sepse përsosmëria nuk ekziston – gjykimi i tillë është gjithnjë i mundur. Ti je i papërsosur dhe ekzistojnë situata në të cilat tregohet papërsosmëria jote. Për këtë arsye je i hidhëruar. I hidhëruar je në veten dhe i hidhëruar je në gjithë botën. Shtron pyetjen: pse unë nuk jam i përsosur? Atëherë një ide të bie ndër mend - që papërsosmërinë ta gjesh tek të gjithë njerëzit. E atëherë dëshiron ta hapësh zemrën tënde – kjo është e natyrshme, sepse gjithnjë derisa nuk hap zemrën tënde, në jetën tënde nuk ka për të hyrë gëzimi, jeta jote do të jetë gati se e vdekur. Por ti nuk mund ta bësh këtë menjëherë. Më parë duhet patjetër të heqësh gjithë mashtrimet e tua që në rrënjë. Gjëja e parë në këtë rrugë është që të pushosh së gjykuari vetveten. Hidhe gjykimin, fillo ta pranosh vetveten me të gjitha papërsosmëritë e tua, me të gjitha gabimet, me të gjitha manitë dhe dobësitë. Mos kërko nga vetvetja që të jesh i përsosur. Ajo thjesht është kërkim i diçkahi të pamundur, prandaj ndjehesh i frustruar. Ndërkaq, ti para së gjithash je qenie njerëzore. - #vetedijauniversale #universi #osho #exploreruniverse #shpirtilire #jeminje #vetedijesohu #zgjohu

vetedijauniversale

Energjia e dyshimit dhe energjia e besimit është e njëjta energji. Qëndro indiferent ndaj dyshimit. Në çastin e indiferencës bashkëpunimi yt ndërprehet, ti më nuk e ushqen për shkak se përmes vëmendjes gjithçka ushqehet. Po qe se e vështron dyshimin tënd, ky është bashkëpunim, madje edhe nëse je kundër saj, është rrezik, për shkak se çdo vëmendje është ushqim, ky është bashkëpunim. Kështu tash mund t’i kuptosh tri fjalë. Fjala e parë është “dyshimi”, fjala e dytë është “besimi” dhe e treta është besnikria, apo devotshmëria. Dyshimi është qëndrim negativ ndaj çdo gjëje. Çfarëdo që dëgjon, së pari në të shikon negativisht. Do të jesh kundër saj dhe do të kërkosh argumente dhe arsyetime të cilat do ta përkrahin “kundërshtinë” tënde. Aty është edhe mendja e besimit. Ajo është e ngjajshme me mendjen e dyshimit, veç që është e kundërt; mes tyre nuk ka shumë dallim. Mendja e tillë i shikon gjërat pozitivisht dhe përpiqet të gjejë argumente dhe arsyetime që do ta përkrahin qëndrimin e saj, për të mbetur “për”. Mendja e cila dyshon e shtypë besimin, e mendja e cila beson e shtypë dyshimin, kualiteti i tyre është i njëjtë. Këtu është edhe lloj i tretë i mendjes, ku dyshimi thjesht është zhdukur – e kur dyshimi zhduket, zhduket edhe besimi. Devotshmëria nuk është besim, ajo është dashuri. Devotshmëria nuk është besim sepse nuk është gjysmake, ajo është e tërsishme. Devotshmëria nuk është besim sepse në të më nuk ka dyshim, atëherë si do të besosh? Devotshmëria nuk kërkon kurrëfarë shpjegimi: nuk je kundër, por nuk je as për. Devotshmëria është besnikri, besnikri e thellë, dashuri. Kurrëfarë shpjegimi për të nuk mund të gjesh, sepse ajo thjesht është ashtu. - #vetedijauniversale #universe #devotshmeria #besimi #dyshimi #exploreruniverse #shpirtilire #jeminje #vetedijesohu #zgjohu

vetedijauniversale

Kur dashuron, bëhesh askushi. Nëse mbetesh dikushi, atëherë dashuria s’ka mundësi të të ngjajë. Madje edhe nëse dashuria në mes dy personave për një çast ngjanë, në atë moment ata janë dy hiça, e jo dy persona. Nëse ndonjëherë ke pasur përvojë dashurie, atëherë këtë lehtë mund ta kuptosh.  Çifti i dashuruar qëndrojnë përballë njëri tjetrit, apo dy hiça rrinë bashkë – vetëm atëherë është i mundur takimi, sepse janë rrënuar barierat, kufijtë janë hequr. Energjia mund të lëvizë nga një vend në tjetrin se më nuk ka pengesa. Dhe vetëm në çastin e tillë të dashurisë së thellë është e mundur orgazma.  Kur dy dashnorë çojnë dashuri, nëse te dytë janë jo-uni, hiça atëherë ngjanë orgazma. Atëherë energjia e tyre trupore, qenia e tyre e tërësishme e humbë gjithë indentitetin e vet. Ata më nuk janë ata – ata kanë rënë në greminë të thellë. Por kjo ngjanë vetëm për një çast: ata prapë kthehen, përsëri fillojnë të ngjiten. Për këtë arsye njerëzit i frikësohen dashurisë. Njerëzit frikohen se në dashurinë e thellë të mos çmenden, të vdesin, i frikësohen asaj që mund të ndodhë. Gremina e hapë gojën e saj, e tërë ekzistenca është gojëhapur – e ti përnjëherë gjendesh aty pranë dhe mund të rrëzohesh. Njerëzit i frikohen dashurisë dhe kënaqen me seks, e mandej seksin e quajnë “dashuri”. Dashuria nuk është seks. Në dashuri seksi mund të ngjajë, ai mund të jetë pjesë e saj, por seksi vetvetiu nuk është dashuri – ai është zëvendësim i saj. Ti përmes seksit mundesh t’i ikësh dashurisë. Imagjinon se je në dashuri, e nuk dashuron. Seksi është sikur dija e huazuar: ta ofron ndjenjën se din pa dijeni; ja jep ndjenjën e dashurisë duke mos dashuruar.  Në dashuri ti nuk je, por edhe ai tjetri gjithashtu nuk është: vetëm atëherë, papritmas, te dytë zhduken. - #vetedijauniversale #universi #osho #exploreruniverse #shpirtilire #jeminje #vetedijesohu #zgjohu

vetedijauniversale
IRFS.AZ © is created in 2017, our goal is to provide people with information from Instagram API, that includes photos, videos and other media information from Instagram.